×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti flet për rrahjet në LDK dhe thumbon Vetëvendosjen

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 21:26

    Rrahjet në Degët e LDK-së janë bërë ndër temat më aktuale në vend. Pas ironizimeve nga PDK e AAK për ‘fluturimin’ e karrigeve në Degën e III-të të LDK-së në Mat që njihet si Dega e Rugovës është deklaruar edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kreu aktual i Prishtinës.


    Ai ka porositur se askush në politikë s’duhet t’i gëzohet problemeve të brendshme në një parti tjetër, ndërsa rrahjet e fundit në LDK i ka lidhur me problemet që ndodhën në Vetëvendosje që kulmuan me ndarjen e kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

    “Askush s’duhet t’i gëzohet problemeve të tilla, e në anën tjetër kjo tregon se po bëhet një hap më shumë se që duhet. Ndjenja që po i afrohen pushtetit e secili të gjejë vendin e vet po sjell këto. Konkurrenca që e shohim sot po mendoj se është e mirë për LDK-në. Askush s’duhet t’i gëzohet problemeve të brendshme politike të një subjekti tjetër. Kur ishim në VV, kur arritëm fuqinë më të madhe nisën problemet më të mëdha, jo për pushtet, por nisën të kenë diskutime kush kujt po ia ngreh tepihun e nisën dyshime në njëri tjetrin. S’di a janë sëmundje e Kosovës apo çka”, ka deklaruar Ahmeti në KTV.

    Kujtojmë se policia ka arrestuar disa persona për rrahjen që ndopdhi të dielën në Degën e LDK-së në Mat, Kurse Kryesia e LDK-së ka larguar nga gara Arban Abrashin e Hazir Borovcin që ishin në fare për ta marrë drejtimin e kësaj Dege. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!