×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti paralajmëron kallëzim penal për Qeverinë: Një njeri ka vendos me e suspendu një pjesë të ligjit

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 23:40

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar kallëzim penal për Qeverinë e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel nd♪7rmjet vendit tonë dhe Serbisë.


    “Meqenëse kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është e ratifikuar a kam drejte unë si qytetar me dërgu kallëzim penal për qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale ne Republikën e Kosovës. Qeveria nuk ka të drejtë të vendos masa në kundërshtim me ligjet sepse është precedent i rrezikshëm.  Sa e di unë asnjë ligj nuk ka ndryshu. Pra një njeri prej Brukselit ka vendos me suspendu një pjesë të ligjit|, ka shkruar ai.

    Ahmeti ka thënë se në këtë mënyrë po dëmtohet shteti.

    “Në Republikë kjo nuk ec. Nesër me të njejtën logjikë a mundet zv kryeministri me suspendu dënimet për shpejtësi për Komunën e Gjilanit. Marrëveshja edhe mund të jetë e mirë po mshelnu me letra se na shkoi shteti posht”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!