Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes nga posti që aktualisht mban në subjektin e tij politik.
Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në Televizionin 7, se ai vetë është fajtori kryesor për rezultatin e dobët të PSD’së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
“Përgjegjësinë kryesore për humbjen e PSD’së në zgjedhje e kam unë”, është shprehur Ahmeti.
I pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë, ai është përgjigjur: “S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD’së”.
Ahmeti ka thënë se këtë vendim nuk do ta marrë i vetëm, dhe për këtë do të vendosin strukturat udhëheqëse të PSD’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.