×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti: Uroj fituesin, qoftë LDK apo VV

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 23:28

    Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se rezultati pothuajse është i qartë dhe ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Ahmeti ka thënë se pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Po ashtu, Ahmeti falënderoi qytetarët për dalje masive të qytetarëve në zgjedhje.

    Postimi i tij:

    Të nderuar qytetarë,

    Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!

    Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!