Një shpërthim, sipas dyshimeve të para bombolë gazi, ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicës gjatë ditës së sotme.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se për pasojë janë lënduar, 13 persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.
“Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi”, ka thënë zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.