Një person në Gllogoc është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Vushtrri ka ndodhur një rast i ngjashëm i dhunës në familje. Një djalë ka rrahur nënën e tij.
Siç njoftohet nga raporti i Policisë, i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës dhe ka sulmuar fizikisht atë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.