Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Zahiti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.