×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpëtohet vajza që tentoi të hidhej nga ndërtesa në Prishtinë

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 10:33

    Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë raportoi se një vajzë ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytet.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporterin se e njëjta ka shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!