×
  • Lajme
  • Lajme / Në këto komuna

    Shqetësuese: Gjashtë raste të dhunës në familje vetëm të dielën u raportuan në polici

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 7:26

    Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbeten një fenomen tejet shqetësues në vendin tonë. Policia ka njoftuar se etëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës në familje në disa qytete në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    “Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte kanosur me fjalë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Prishtinë – Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

    “Prishtinë – Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, theksohet në raport.

    “Drenas – Më 02.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

    “Viti – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

    “Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar viktimën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!