Pas paraqitjes së koronavirusit në vendin tonë, është shtuar dukshëm numri i qytetarëve që mbajnë maskë para gojës dhe hundës.
Të vetëdijshëm se numri i të infektuarve po rritet, njerëzit kanë vendosur maskat për të parandaluar viruset për veten.
Por është shqetësuese se disa prej qytetarëve po i gjuajnë rrugëve të kryeqytetit maskat dhe dorëza, çka po rrezikojnë jo pak njerëz të tjerë.
Reporteri.net ka realizuar disa fotografi ku shihen disa maska të gjuajtura në tokë, si në: Pejton, te “Bill Klintoni”, te Posta e Madhe, etj.
Qytetarët duhet ta dinë se masat mbrojtëse ndaj koronavirusit nuk janë aspak të vlefshme nëse ato hidhen nëpër rrugë.
Deri tani në vendin tonë janë të prekur 91 persona, 1 i shëruar dhe 1 i vdekur.
Coronavirusi prek rrugët e frymëmarrjes dhe epiqendrën e ka në qytezën Wuhan në Kinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.