×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën, do të lejohet qarkullimi vetëm për këto automjete

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 9:24

    Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri po shtohet, pikat kufitare të Shqipërisë me Kosovën, janë mbyllur sot në orën 06:00.


    Për mbylljen e kufirit me Shqipërinë, Reporteri raportoi qysh gjatë natës së mbrëmshme, derisa sot Qeveria shqiptare ka njoftuar se ka marrë këtë vendim  si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

    Pikat kufitare do të jetë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

    QKM njofton se do të lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.

    “QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

    Ndryshe dje, nga Shqipëria në Kosovë kanë kaluar mbi 1 mijë persona.

    Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa një ka humbur jetën si pasojë e tij.

    Qeveria në krye me Edi Ramën ka marrë po ashtu masa tjera, duke ndaluar qarkullimin edhe Brenda vendit. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/2853132934733014/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!