×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria mori PO-në për negociata, reagon Veseli: Shpresojmë që ky qëndrim i BE-së të ketë hap tjetër liberalizimin e vizave

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 15:52

    Gjatë ditës së sotme Këshilli i Ministrave të BE-së për çështjet Europiane ka marrë vendim që të hap rrugën e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


    Politikanët shqiptarë e cilësuan këtë lajm të mirë derisa theksuan se tani gjithçka mbetet në dorë të Shqipërisë.

    Lajm të mirë e cilësoi edhe kreu i PDK-së, Kadri Vesli,

    Sipas Veselit, kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për këto dy shtete por edhe për Kosovën sepse tashmë gjendemi një hap më afër BE-së.

    Tutje ky i fundit shpreson se ky përmirësim i qëndrimit të BE-së, të ketë si hap tjetër edhe liberalizimin e shumëpritur të vizave.

    “Një lajm i mirë sapo ka ardhur për rajonin në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe krejt bota. Këshilli i Ministrave të BE-së, sot, më në fund, vendosi që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urojmë përzemërsisht bashkëkombasit tanë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për Kosovën e mbarë rajonin, sepse që nga sot gjendemi një hap më afër BE-së. Shpresoj që ky përmirësim i qëndrimit të BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor, që po demonstrohet nga ky vendim, të ketë si hap tjetër të natyrshëm edhe liberalizimin e shumëpritur të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!