×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria ruan kosovarët, ndalon hyrjen e makinave nga Kosova me përjashtim të autoambulancave

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 8:56

    Për shkak të masave parandaluese që janë duke u marrë lidhur me coronavirusin, autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim të veturave te shëndetësisë, veturave komerciale dhe veturave qeveritare.


    Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

    QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

    • Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
    • Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
    • Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00.

    Ndryshe në Shqipëri numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 23, ndërsa një person ka humbur jetën.  Ndërkaq, në Kosovë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus.

    Ndryshe mbrëmë Reporteri ka qëndruar në kufirin Kosovë-Serbi nga ku ka paralajmëruar për mbylljen e tij gjatë ditës së sotme. /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!