Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi, ka thënë se 100 aeroplanë po e mbrojnë hapësirën ajrore shqiptare.
Peleshi ka publikuar një video duke treguar reagimin e NATO-s ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
“Aktivizimi i planeve të mbrojtjes, dislokimi i Forcës së Reagimit të NATO-s, mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën tonë ajrore, mbi 120 anije aleate që mbrojnë në det dhe dërgimi nga aleatët e NATO-s të trupave dhe pajisjeve për të mbrojtur krahun tonë lindor”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se numri i ushtarëve që Rusia ka dislokuar brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë dhe se kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar një numër të konsiderueshëm forcash
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.