×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “1000 euro që të fshijmë fotot private në TikTok”, dy të rinj kërcënojnë 33-vjeçarin në Tiranë

    Reporteri
    31 Mars 2025 | 10:27

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili së bashku me një 25-vjeçare, kërcënuan një person që t’iu jepte 1000 euro për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”.

    Policia njofton se është arrestuar shtetasi F. T., 27 vjeç, ndërsa u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

    Në kuadër të të njëjtit operacion, u ndalua edhe një 21-vjeçar, shtetasi L.H, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!