×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    11 të vdekur dhe 519 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 18:17

    11 viktima, tre më pak se dje, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e COVID.


    Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me COVID:   3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

    Ndërkohë janë regjistruar 519 raste të reja infeksioni, duke shënuar një rënie nga një ditë më parë, ku u regjistruan 590 persona të sëmurë.

    Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

    Që nga fillimi i epidemisë, në vendin tonë janë regjistruar në total 120,541 raste pozitive, ku aktive janë 120,541. Fatkeqësisht 2133 e kanë humbur jetën.

    Njoftimi:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3251 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 519 qytetarë.

     

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

     

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

     

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

     

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

     

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

     

     

    Statistika (20 Mars 2021)

    Raste të reja ditore        519

    Të shëruar në 24 orë     671

    Të shtruar në spitale      399

    Humbje jete në 24 orë   11

    Testime ditore               3251

     

    Testime totale           529,309

    Raste pozitive           120,541

    Raste të shëruara       84,625

    Raste Aktive             33,783

    Humbje jete              2133

     

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë                        23013

    Fier                             2596

    Durrës                       1561

    Vlorë                          1456

    Shkodër                    1267

    Gjirokastër   1196

    Korçë                         813

    Lezhë                         642

    Elbasan                      418

    Dibër                          343

    Kukës                         332

    Berat                          146

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!