Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shfaqur 786 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shëruar 349 pacientë. Ndërsa kanë ndërruar jetë 11 persona.
Aktualisht në tre spitalet COVID, janë duke u trajtuar 424 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët katër janë të intubuar, transmeton Klan Kosova.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,
28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,tetë raste në Pukë, shtatë raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, gjashtë raste në Përmet,katër raste në Delvinë, tre raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
dy raste në Malësi e Madhe, Gramsh.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur ndër tjera se aktive i kanë 15,401 raste me COVID-19, numri i përgjithshëm i të prekurve është 30,623 persona, të shëruar janë 14,565 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 657 njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.