×
  • Lajme
  • Shqipëria

    12 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, mes tyre edhe një 29-vjeçar

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 18:16

    Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve dhe viktimave ditore nga Covid në vendin tonë.


    Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona mes të cilëve është një  29 vjeçar.

    Sipas njoftimit të MSH bëhet me dije se në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.

    Gjithashtu në orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 637 qytetarë duke e çuar në 50.637 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilve kanë humbur jetën 1040 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!