Një shqiptar, 36 vjeç i dëbuar jo pak por 13 herë nga Italia, as që nuk kishte ndërmend që të hiqte dorë nga “fiksimi” i tij për t’u rikthyer sërish në Itali.
Vetëm se kësaj here, autoritetet janë lodhur duke e dëbuar dhe kanë marrë një masë më serioze, ekspuls permanent.
36 vjeçari kësisoj u dëbua për të 14 herë dhe nuk do të hyjë dot më në shtetin fqinj, pavarësisht “fiksimit” të tij për të shkuar. I riu është person me precedentë penale dhe vetëm në Itali numëron 10 denoncime për ushtrim të dhunës ndaj të tjerëve. 36 vjeçari rezulton po ashtu edhe i dënuar me 8 muaj burg në Itali për krime ndaj pronës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.