×
  • Lajme
  • Shqipëria

    13-vjeçari shoqërohet nga forcat “Shqiponja”: Ndihmë, nuk kam bërë asgjë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 23:36

    Policia ka shoqëruar me dhjetëra persona, të pranishëm në protestën që u zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet, ndërsa mes të shoqëruarve ishin edhe të mitur.


    Shoqërimi i një 13-vjeçari u kap edhe nga kamerat e televizioneve të pranishme aty, ku i mituri deklaronte se nuk kishte bërë asgjë për të shoqëruar.

    Ai bëri thirrje për ndihmë, duke përsëritur se nuk kishte bërë asgjë, ndërsa në një moment tentoi të mbahej edhe te hekurat e bulevardit, për të penguar policinë ta shoqëronin.

    Megjithatë, efektivët e futën të riun në makinën e forcave policore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!