×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    132 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 19:08

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur 132 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 3,601 qytetarëve të dyshuar për koronavirus.


    Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e virusit.

    Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, ndërkaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!