×
  • Lajme
  • Shqipëria

    15 të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 21:58

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 801 raste të reja, shifër më e lartë se një ditë më parë, ndërkohë që është rritur edhe numri i viktimave.


    15 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin që ka goditur më së shumti moshën e tretë.

    Ndërkohë, mbetet tejet i lartë numri i personave të shtruar në spitale, duke arritur në 558 persona, shifër kjo shumë më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

    Njoftimi:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

    Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

    Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

    COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

    Raste të reja ditore 801
    Të shëruar në 24 orë 1058
    Të shtruar në spitale 558
    Humbje jete në 24 orë 15
    Testime ditore 3842

    Testime totale 420,818
    Raste pozitive 94,651
    Raste të shëruara 58,794
    Raste Aktive 34,275
    Humbje jete 1,582
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 20674
    Fier 2894
    Vlorë 1746
    Durrës 1713
    Shkodër 1474
    Elbasan 1201
    Lezhë 1046
    Korçë 993
    Berat 981
    Gjirokastër 829
    Kukës 406
    Dibër 318

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!