×
  • Lajme
  • Shqipëria

    17 vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat në Durrës, fjalët e para: Ku është mami?

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 14:47

    Mrekulli në mes të tragjedisë që ka pllakosur vendin nga tërmeti.


    Një 17-vjeçar Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti.

    Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital.

    Siç raportojnë mediat shqiptare ai pasi është nxjerrë nga rrënojat ka kërkuar nënën e tij, e cila dyshohet se gjendet ende nën rrënoja.

    Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!