Prej ditës së enjte maska do të jetë me detyrim dhe kush nuk do të respektojë do të gjobitet.
Burime për Report Tv bënë me dije se masa administrative do të jetë nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë, por vendimi do të merret të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.
Gjoba do të vendoset në faturën e dritave për shkelësit, ndërsa për bizneset do jetë në mënyrë tradicionale.
Ditën e mërkurë do të publikohet akti normativ me detajet e vendimit më të fundit të qeverisë. Më herët, qeveria ka vendosur që gjoba për mos mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura të jetë 2 mijë lekë.
Kontrollet do të bëhen nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.