×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 të vdekur dhe 147 raste të reja me Covid në Shqipëri në 24 orët e fundit

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 16:45

    Dy viktima dhe 147 raste të reja me coronavirus në vendin tonë, ndërsa numri i të shëruarve është 53.


    Fatkeqësisht 2 pacientë kanë humbur jetën, një 59-vjeçar dhe një 73-vjeçar.

    Viktimat janë një nga Tirana dhe një nga Elbasani.

    Nga fillimi i pandemisë 321 qytetarë nuk e kane fituar dot betejën me Covid, ndërsa në total janë shëruar 6239 persona.

    “Nga 830 testime për të dyshuar janë identifikuar 147 raste pozitiv. Ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë. Në spitalet covid janë 199 pacientë të konfirmuar covid 19. 19 janë në terapi intensive dhe 5 pacientë janë të intubuar. Betejën e kanë humbur 2 qytetarë një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani”, tha ministria.

    Deklarata e plote e ministrisë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi të mos e ulni vigjilencën për asnjë moment sa i takon respektimit të rregullave: Ruani distancën me të tjerët; Maska duhet të mbahet patjetër në ambientet e mbyllura dhe kudo ku distance nuk ruhet dot; Higjiena e duarve dhe ajo respiratore është e rëndësishme.

    Me rikthimin e shkollave ky moment merr një rëndësi të veçantë për kontrollin e infeksionit, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe njëherë se zbatimi i rregullave duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!