Një grua 22 vjeçe e infektuar me Covid në intubim iu nënshtrua pak minuta më parë një operacioni cezarian për të sjellë në jetë foshnjën e saj me ndihmën e mjekëve të Koço Gliozhenit.
Gjendja e saj e rënduar ka bërë që mjekët të ndërhyjnë e të asistojnë lindjen e foshnjës, edhe pse është në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa nuk dihet gjendja e saj dhe e foshnjës.
Tek Infektivi ka pasur raste kur nënat e reja kanë lindur dhe fëmijët e tyre gëzojnë shëndet të plotë. I tillë ishte rasti i 25 vjeçares i një javë më parë, ku ajo u shtrua në terapi intensive, por më pas gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm.
Megjithatë, pak ditë më parë një nënë e re po në moshën 22 vjeçe nga Korça, humbi jetën pasi solli në jetë fëmjën. Ai qëndroi për tre jave e intubuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.