22 vjetori i tragjedisë së Otrantos, një nga më të dhimbshmet në historinë e tranzicionit postkomunist në Shqipëri, është përkujtuar edhe këtë vit në Portin e vlorës.
Familjarët e tyre i kanë përkujtuar 81 viktimat, nga të cilët 24 të humbur, në një ceremoni, ndërsa kanë kërkuar vetëm drejtësi.
Ata kanë hedhur lule në det, e mes lotësh kanë bërë deklarata për ndëshkimin e fajtorëve, raporton shqiptarja.com.
Në 28 mars të vitit 1997 rreth 115 shqiptarë po udhëtonin me anijen “Katri i Radës” drejt Italisë. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, kanë mbërritur në Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u godit nga anija luftarake italiane “Sibila”. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.