×
  • Lajme
  • Shqipëria

    24-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i tretë i spitalit pasi rezultoi me COVID-19

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 19:36

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit.


    Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për covid-19. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin.

    Mësohet se 24-vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.

    Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës, raporton Top Chanel.

    Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!