Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamzë, Tiranë. Raportohet se një 25-vjeçar ka rrëmbyer me dhunë dhe ka futur në makinën e tij një 13-vjeçare.
Personi i identifikuar si I. Xhaferri ka marrë me makinën e tij me targa AA022DU një vajzë të moshës 13-vjeçe, sipas gazetës Shqip. Vajzën e ka marrë pa dëshirën e saj dhe në rrugën “Kastriotët” e ka çuar në një hotel duke kryer veprime me natyrë seksuale.
Vajza ka arritur t’i shpëtojë dhe të dale nga hoteli dhe më pas së bashku me prindërit ka shkuar në polici ku edhe ka kallëzuar të riun. Mësohet se I. Xhaferri është vënë në pranga nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.