×
  • Lajme
  • Shqipëria

    3 të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 16:53

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona teksa 120 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.


    Mësohet se brenda harkut kohor të 24 orëve janë shëruar 48 persona, në total 3794.

    Ndërkohë në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 125 pacientë.

    15 persona ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 janë intubuar./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!