Policia e Elbasanit i ka vendosur sekuestro preventive pasurive të një 31-vjeçari, vlera e të cilave shkon deri në 500 mijë euro.
Operacioni i koduar “KUSARTH” u finalizua gjatë paradites së sotme nga policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qyteti, në kuadër të hetimit për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Policia njofton se pasuritë e sekuestrua janë në pronësi të 31-vjeçarit, me iniciale K.C dhe familjarëve të tij.
Pasuritë e sekuestruara – Policia se Elbasanit njofton se pasuritë e sekuestruara janë 4 dhe vijojnë si më poshtë:
-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.
Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.