×
  • Lajme
  • Shqipëria

    36-vjeçarja shqiptare “nëna” e drogës në Itali, ruante 450 kg kanabis

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 20:03

    Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçare shqiptare e identifikuar si Jona Mullaraj. Sipas hetuesve, Jona Mullaraj ishte regjente e një trafiku aktiv droge mes Brianzës dhe rrethinave të Milanos.

    Lajmi është bërë i ditur nga Il Corriere della Sera Milan. Gazeta citon hetuesit, të cilët e konsideronin 36-vjeçaren si një “zonjë droge” , e cila punonte në sektorin e ndërtimit.

    Gruaja dyshohet se ishte tradhtuar nga një bashkëpunëtor, i cili kishte për detyrë të ruante një ngarkesë 450 kilogramësh droge.

    45-vjeçari dyshohet se e ka mashtruar duke simuluar me makinën e një 43-vjeçari nga Limbiate, një vjedhje në një garazh në Cesano Maderno ku ajo duhej të mbante parcelën e hashashit.

    Gardiani i pallatit ka thirrur karabinierët të cilët me të mbërritur kanë vënë re erën e fortë të hashashit që vinte nga pallati. Në shtëpinë e 45-vjeçarit, në Cesate të provincës së Milanos, u gjetën 80 kilogramë drogë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!