×
  • Lajme
  • Shqipëria

    39 parti të regjistruara deri tani për zgjedhjet e 11 majit

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 17:41

    39 parti politike kanë marrë dritën jeshile nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë pjesë e garës së 11 majit.

    Top Channel raporton se sot Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi 24 subjekte politike, mes tyre PSD e Tom Doshit si dhe aleatet historik të Partisë Demokratike; si Republikanët, PBDNJ, Agrarët si dhe Fryma e Re Demokratike.

    Pjesë e garës do të jenë dhe subjektet politike të krijuara pas shkëputjes nga gjiri i Partisë “Demokratike si Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe “Djathtas 1912” e krijuar nga Enkelejd Alibeaj.

    Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, i cili nuk ka mbyllur një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhje do jete pjese e garës.

    Në zgjedhjet e pranverës do të marrë pjesë edhe “Fronti i Majtë” i Marko Dajtit. Një ditë më parë u regjistruan edhe dy partitë e mëdha PS dhe PD.

    Sot në mesnatë skadon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.

    PARTITË QË U REGJISTRUAN SOT:

    Partia Unitetit Kombëtar
    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
    Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
    Partia Lëvizja Atdheu
    Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
    Partia Drejtësia Shoqërore
    Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
    Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
    Partia Ora e Shqipërisë
    Partia Emigracioni Shqiptar
    Partia Komuniste e Shqipërisë
    Partia Bashkimi Liberal Demokrat
    Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
    Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet
    Partia Republikane Shqiptare
    Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim
    Partia Socialdemokrate
    Fryma e Re Demokratike
    Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
    Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë
    Partia Fronti i Majtë
    Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

    PARTITE QË U REGJISTRUAN DJE:

    Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet
    Partia Nisma Thurje
    Partia Lëvizja Bashkë
    Partia Mundësia
    Partia Demokristiane e Shqipërisë
    Partia Lëvizja e Legalitetit
    Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
    Partia Kombëtare Konservatore Albania
    Partia Demokratike
    Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
    Partia “Balli Kombëtar Demokrat
    Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
    Partia Balli Kombëtar
    Partia e Lirisë
    Partia Socialiste e Shqipërisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!