Dy persona, me detyrë personel mjekësor në një klinikë private në Korçë janë proceduar penalisht. Kjo pasi një 39-vjeçare Xh. D., ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Abcnews.al mëson se një prej të proceduarve është anestezist. Pacientja ka qenë duke bërë ndërhyrje në zorrën e trashë dhe nuk i ka dalë anestezia.
I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë janë proceduar, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.
Xh. D., ka humbur jetën dje rreth orës 16:30 në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” s.b/abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.