Pamje horror vijnë nga lagja nr.1, Durrës, ku një 39-vjeçar ka shtypur qëllimisht një qen dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes i pa shqetësuar.
Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë së parkimit, ky 39-vjeçari i identifikuar me inicialet R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë ka shtypur me makinën e tij tip ‘Benz’ qenin.
Fatmirësisht, ky akt makabër nuk ka rezultuar fatal për qenin, i cili ka shpëtuar.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.