×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 16:59

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se sot janë regjistruar 168 raste të reja me coronavirus, nga 887 teste të kryera.


    Katër persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë. Në total numri i viktimave shkon në 263.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

    COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020)
    Testime totale 58752
    Raste pozitive 8927
    Raste të shëruara 4633
    Raste Aktive 4031
    Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 2037
    Durrës 518
    Shkodër 298
    Fier 173
    Lezhë 190
    Korçë 201
    Vlorë 143
    Kukës 139
    Elbasan 149
    Berat 80
    Gjirokastër 50
    Dibër 53. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!