Çajup Selimi, 45-vjeçar, i cili vdiq mbrëmë në Tepelenë, pasi u qëllua me armë zjarri, është pronar i një biznesi në Tepelenë me materiale ndërtimi, raportohet se më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se Selimi, në vitin 2018 u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e mjete të forta.
Asokohe në lidhje me ngjarjen u ndalua Risiano Abedini, 27-vjeç po nga Tepelena. Mësohet se familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por deri më tani ende nuk është e qartë nëse në ngjarja e mbrëmjes së sotme që ka tronditur Tepelenën ka lidhje me konkurencën në biznes.
Ndërkohë mësohet viktima është sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.