×
  • Lajme
  • Shqipëria

    5 të vdekur dhe 101 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 18:13

    Për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i lartë se numri i rasteve të reja por sërish këto të fundit janë më shumë sesa një ditë më parë.


    Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja pozitive në 803 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 119 persona.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

    Ndërkohë 5 pacientë kanë ndërruar jetë.

    “Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

    Sakaq vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve, ku në dy spitale Covid po marrin trajtim 178 pacientë, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit “Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër nga të tjerët në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances, vetëm duke respektuar këto rregulla të thjeshta ruajmë veten dhe të tjerët nga infektimi me virusin SARSCOV2.

    COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
    Testime totale 62017
    Raste pozitive 9380
    Raste të shëruara 5139
    Raste Aktive 3961
    Humbje jete 280 (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 2062
    Durrës 527
    Shkodër 283
    Fier 140
    Lezhë 195
    Korçë 175
    Vlorë 125
    Kukës 135
    Elbasan 154
    Berat 77
    Gjirokastër 36
    Dibër 52

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!