Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën nga koronavirusi 5 persona.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.
Po ashtu janë konfirmuar 101 raste të reja me koronavirus në vend, nga 803 teste te kryera për të dyshuar.
Sakaq, Ministria i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi situata në vend vijon të jetë serioze, ndërsa thekson se nuk duhet neglizhuar mbajtja e maskave për të mbrojtur veten dhe familjen. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.