×
  • Lajme
  • Shqipëria

    590 raste të reja dhe 14 vdekje nga COVID-19 brenda një dite në Shqipëri

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 22:19

    Numri i të infektuarve me coronavirus është rritur krahasuar me një ditë më parë, ndërsa numri i testimeve mbetet thuajse i njëjtë.


    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 590 persona janë identifikuar me coronavirus, ndërkohë gjatë 24 orëve janë regjistruar 14 humbje jete.

    Njoftimi:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë.
    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (18 Mars 2021)
    Raste të reja ditore 590
    Të shëruar në 24 orë 710
    Të shtruar në spitale 406
    Humbje jete në 24 orë 14
    Testime ditore 2994

    Testime totale 523,072
    Raste pozitive 119,528
    Raste të shëruara 83,264
    Raste Aktive 34,158
    Humbje jete 2106

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 23125
    Fier 2559
    Durrës 1581
    Vlorë 1494
    Shkodër 1275
    Gjirokastër 1225
    Korçë 853
    Lezhë 692
    Elbasan 468
    Berat 234
    Dibër 339
    Kukës 313

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!