×
  • Lajme
  • Shqipëria

    60 minuta bisedë me Merkel, Rama tregon temat që foli me kancelaren gjermane

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 17:27

    Kryeministri Edi Rama ka patur një komunikim online me kancelaren gjermane Angela Merkel.


    Lajmin e ka dhënë vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Sipas tij, është folur rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor si dhe nxitjen e mëtejshme të Shengenit Ballkanik.

    “Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor”.

    “Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!#DankeAngela”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!