×
  • Lajme
  • Shqipëria

    73-vjeçari shqiptar që vrau një vajzë në SHBA tregon historinë tragjike të jetës së tij

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 9:54

    Pasi ka kryer 48 vite në burg në Shtetet e Bashkuara, për vrasje, Gazi Çibuku tanimë jeton në fshatin Çetë të Devollit, tregon historinë tragjike të jetës së tij, dhe ngjarjet që i dhanë tjetër drejtim ëndrrës së tij amerikane.


    Gazi Çibukun historia e ka hedhur nga lumturia – kur u arratis prej diktaturës komuniste në vitin 1967 – deri në burgimin e përjetshëm në SHBA.

    Sot 73 vjeçar i kthyer në atdhe jeton në ish kopshtin e fshatit Çetë të Devollit, krejtësisht i harruar e në mjerim.

    Si u arratis drejt SHBA

    Në moshën 19 vjeçar theu kufirin për të kaluar drejt Greqisë prej ku arriti të udhëtojë drejt ëndrrës amerikane. Me mbërritjen në ShBA tregon se arriti të punësohet

    Por fati e braktisi menjëherë. Vetëm dy vite pasi iu largua rrethimit në shtetin amë, tregon përfshirjen në ngjarjen makabër, kur ekzekutoi me pistoletë një punonjëse seksi dhe siç shprehet gjithçka ndodhi nga paniku.

    ”Kisha një revole dhe e qëllova, e vrava” tregon Gazi për Ora News.

    Si ia fshehëm trupin

    Për ti shpëtuar dënimit, së bashku me një mik të tij tentuan të fshehin kufomën, por duke kryer një krim edhe më të rëndë.

    48 vite ne burgun e SHBA

    Për ngjarjen autoritetet në SHBA e shpallën fajtor, ku nga dënimi i përjetshëm, qëndroi 48 vite në qeli.

    “Punoja në kuzhinat e burgut vite të tërë” per Ora News

    Kthimi ne atdhe

    Çibuku është riatdhesuar në vitin 2018, me 100 dollarë të dhëna nga institucioni ku vuajti dënimin.

    “Kur i thashë se kush isha i ra të fikët”

    Prej shtatorit jeton në një shtëpi pa asnjë mbështetje, teksa shton se jetesa e tij ishte më e mirë në qeli ku qëndroi më shumë se dy të tretat e jetës

    “Në burg nuk vuaja kështu, i kisha tërë kushtet” tregoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!