Myzejen Hasëraj, 74 vjeçare, ka rrëfyer përvojën e saj në luftën me koronavirusin.
Ajo tregon për simptomat e rënda që pati, pasi që vuante edhe nga sëmundje të tjera.
“Jam më mirë, qëndrova 15 ditë, kam ardhur në gjendje të rënduar në spital, sepse vuaj nga tensioni dhe kam qenë e ftohur në mushkëri. Por tani jam më mirë”, ka thënë ajo.
“Shumë e rëndë të mos hash as bukë, e mos të mund të ngrihesh në këmbë, vërtetë shumë e vështirë”, tha ajo për Top Channel.
Në Shqipëri janë 4980 raste aktive me COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.