Një aksident është shënuar ditën e sotme në zonën e Livadhes, në Bashkinë Finiq.
Mësohet se 78-vjeçaren Eli Marini është përplasur nga një mjet. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të plagosurën në vend.
E moshuara është ndihmuar nga kalimtarët e rastit, të cilët e Sarandës, nga ku raportohet se gjendja e saj është shumë e rëndë.
78-vjeçarja Eli Marini kishte dalë nga banesa për të kullosor bagëtitë, në momentin që është goditur nga mjeti.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e saj, si dhe i është vënë në kërkim shoferit që ka kryer aksidentin.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion parparak
Sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.