Detaje të reja janë publikuar për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri katër ditë më parë në shtetin e Islandës. Policia në zonën ku ndodhi ngjarja, në Reikjavik ka arrestuar 4 persona në 24 orët e fundit ndërsa më herët kanë rënë në pranga edhe 4 persona të tjerë të dyshuar për vrasjen.
Media islandeze DV, tregon se i arrestuari i pari është një 40 vjeçar me origjinë nga Lituania për të cilin gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg, mes dyshimeve se mund të jetë autori krimit. Ndërsa për tre të tjerë është vendosur masa e arrestit me burg për një javë.
Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar me emrin Anton Kristi, por avokati i tij ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Armando Beqiri me origjinë nga Tepelena jetonte prej kohësh në Islandë. 33 vjeçari ishte pronari i një kompanie sigurimi fizik. Shkaqet e vrasjes mbeten ende mister, por pista e hetimit është ajo e përplasjes mes bandave, ndonëse nuk njihej si person problematik. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.