Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të djeshme.
“Jo”, u përgjigj ai shkurt dhe i prerë, në Top Channel, përcjell Reporteri.net.
Tutje, Noka vazhdoi: “Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim”, duke përmendur, sipas tij, parregullsitë që i evidentuan në procesin e djeshëm zgjedhor, përfshirë edhe ato në procesin e votave nga Diaspora.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 53 përqind të votave, teksa PD 34 përqind. Përkthyer në mandate, PS 82, PD 52 sosh, ndërsa 6 tjera partitë e tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.