×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “A kam plumba në kokë?”, publikohen pamjet e të riut nga Lezha ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 10:04

    Janë publikuar pamje pak minuta pas atentatit që iu bë Besnik Preçit në autostraden Lezhë-Tiranë.

    Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar.

    Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.

    Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.

    Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!