×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Abuzoi seksualisht me të miturin, prangoset 71 vjeçari

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 22:25

    Një 71 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas publikimit të pamjeve në media.


    Policia thotë se ka ndaluar shtetasin me iniciale H.M.

    “Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur”, sqaron policia e Tiranës.

    Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

    Rasti i denoncuar mbrëmjen e shkuar në emisionin “Stop” ku i moshuari kryen veprime të turpshme me minorenin pranë lumit Lana në Tiranë.

    Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.

    I moshuari abuzon seksualisht me djalin e mitur në Tiranë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!