×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ahmed Kalaja e quan montazhë deklaratën se nuk duhet të urohen Krishtlindjet

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 14:18

    Ahmet Kalaja, imam dhe ligjërues nga Tirana ka  reaguar pasi dje u publikua një lajm ku ai citohet të ketë thënë se nuk është e lejuar që të urohen katolikët për Krishtlindje.


    Në një postim në rrjetin e tij social facebook ai ka ndarë me shokët e tij një video ku ka folur për festat që nuk janë islame.

    Derisa një qytetarë e ka pyetur atë se a është e lejuar me fenë islame që t’i urohet dikujt festa e Krishlindjes, ai ka thënë që jo.

    Por, Kalaja po thotë se kjo është montazhë, shkruan Reporteri.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se portalet po shpifin ndaj tij pasi fotoshopin e zotërojnë shumë mirë.

    “Me ndihmën tuaj; Strehëza e Shijakut përparon ndërkohë që portalet shpifin manipulojnë edhe jo vettëm kaq; fotoshopin e zotërojne shumë bukur fotoshopin, me dy qëllime: -1- nxitje të urrejtjes ndërfetare, për të cilën ne jemi shembull-2- për klikime.
    Ju vazhdoni nē misionin që i kini vënë vetes se unë nuk kam ndërmend të ndalem në shërbim të vendit tim, bashkatëdhetarêve të mij shqiptarë pa dallim feje krahine apo ideje.
    Vazhdoni ju edhe ne do vazhdojmē: I Fituari Shpallet Ditën e Takimit me Zotin.
    Selam-Peace-Paqe:)”, ka shkruar ndër të tjera.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!