×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë, ndërron jetë i mituri rrugës për në spital

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 16:33

    Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bajram Curri- Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë.


    Policia bën me dije se ku si pasojë e përplasjes së dy mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

    “Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë”,- njofton policia, raporton oranews.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!